Transmetuar më 01-06-2017, 07:56











Scout Larson, një vogëlushe amerikane vetëm tre vjeçe është fotografuar në rolin e shumë femrave të forta dhe me ndikim në botë që nga Adele, Emma Watson te Malala Yousafzai.
Fotografja e saj është e ëma Ashley, e cila e nisi projektin pasi zbuloi se nëna e saj ishte prekur nga tumori.
“Scout ishte shumë e shqetësuar për gjyshen, kur e pa fillimisht që i ranë flokët u shokua dhe realizimi i këtyre fotografive bashkë, ishte një mënyrë e mirë për të hutuar atë dhe veten tonë”, tregon gruaja.
Gjyshja e Scout fatmirësisht e mposhti kancerin në gji, dy herë me radhë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





