Transmetuar më 01-06-2017, 07:41

Një sherr i nisur mes dy grupe të rinjsh në Sarandë ka përfunduar me një person të plagosur.

Gjithçka ka ndodhu në shëtitoren “Hasan Tahsini” në orët e vona të së mërkurës, ku Jurgen Haxhi 18 vjeç banues në fshatin Metoq është plagosur me sende të forta.

Për pasojë ai ndodhet gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Nga hetimet paraprake mësohet se dy grupe të rinjsh janë konfliktuar ashpër me njëri tjetrin, por situata ka përfunduar deri në gjakosjen e Haxhit.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre si dhe për identifikimin e të dyshuarve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd