Transmetuar më 28-05-2017, 10:35

Një i ri nga Fieri i dyshuar për vjedhjen e rreth 5 milionë lekëve të vjetra në një banesë është vënë në prangat e policisë.

Dorian Korçari, 27 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier, u arrestua ditën e djeshme.

Kapja e tij u bë pasi gjatë së premtes, ka bërë kallëzim shtetasi F.M, banues në Cakran, duke thënë se gjatë natës duke u gdhirë e premte, i kanë vjedhur banesën dhe i kanë marrë 486 mijë lekë të reja.

Nga hetimet e kryera u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje ku rezulton se autor i dyshuar i vjedhjes është Dorian Korçari.

Në këto kushte nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i tij nën akuzën e “Vjedhjes”, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd