Transmetuar më 27-05-2017, 07:53

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike ishte gjithë surpriza. Në parlamentin e ardhshëm nuk do të jenë më shumica e themeluesve, ish drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike dhe bashkëpunëtorëve të afërt të Sali Berishës, si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, Astrit Patozi, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu. 

Në listë nuk figuron më as Kastriot Islami, një nga njerëzit e të majtës, por aspak i pëlqyer prej saj dhe që ishte bërë pjesë e PD pas 2013-ës, në kundërshtim me bindjen e shumë mbështetësve të saj, që nuk e shihnin pjesë të PD. Tashmë do t’i duhet t’a ndjekë politikën nga televizori. 

Bie në sy fakti se të gjithë ata që kritikuan Bashën gjatë viteve si kryetar i PD-së, tashmë shkojnë në shtëpi, nga Patozi e deri te Majlinda Bregu. Por pasi i çoi listat përtej afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Lulzim Basha bëri vetëm një koment të shkurtër dhe tha se ka qenë proces me zgjedhje të vështira, mes personaliteteve që mbështesin Republikën e Re. 

“Ishte një zgjedhje e vështirë por me personalitet të shquara të shoqërisë shqiptare që mbështesin republikën e re përmes votës së qytetarëve”, u shpreh Basha.

Lista e plotë

Tiranë:

Lulzim Basha, Oriola Pampuri, Rudina Hajdari, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Sali Berisha, Halim Kosova, Gent Strazimiri, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Gerti Bogdani, Fuad Haxhiymeri, Blendi Sula, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti, Besnik Fucia.

Durrësi:

Oerd Bylkbashi, Fatbardha Kadiu, Edi Paloka, Florjan Mima, Agron Duka, Vullnet Topalli, Enri Ceno, Shkëlqim Fortuzi.

Shkodra:

Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Helidon Bushati, Nard Ndoka, Bardh Spahiu, Anton Koka, Ramiz Coba.

Elbasani:

Edmond Spaho, Endri Hasa, Luciano Boci, Taulant Zeneli, Arben Elezi, Fitim Zekthi, Nada Krypa, Blendi Himçi.

Vlorë:

Agron Shehaj, Nada Mecorapja, Vangjel Dule, Arben Ristani, Dashamir Tahiri, Adriatik Alimadhi, Hariz Mema.

Fier:

Enkeleid Alibeaj, Genc Pollo, Myslym Murrizi, Luan Baci, Olsi Cuko, Luljeta Sejko, Dilaver Kamberaj, Jakup Beqiraj, Shkëlqim Krasniqi, Aurora Koroveshi.

Korça:

Valentina Duka, Ervin Salianji, Hekuran Hoxholli, Klevis Balliu, Andrea Mano, Ligoraq Karamelo, Fatmir Guda.

Berat:

Eduard Halimi, Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Besart Xhaferri, Sazan Guri, Bujar Hoxha, Myslym Haxhi.

Lezha:

Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj, Anton Frrokaj, Martin Bibaj, Prec Zogaj, Luigj Gjergji, Enkeleida Rica, Klajdi Reci.

Kukësi:

Flamur Noka, Isuf Cela, Alban Zeneli, Miftar Dauti.

Dibër:

Dhurata Cupi, Xhemal Gjunkshi, Edmond Isaku, Sulejman Gjana, Denis Vata.

Gjirokastër:

Tritan Shehu, Roland Bejko, Kosta Barka, Besnik Aliaj. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd