Transmetuar më 25-05-2017, 09:13

Nuk janë të paktë rastet e artistëve që largohen nga Shqipëria, në kërkim të një mundësie më të mirë.

I fundit që lë vendin tonë, është aktori i humorit Erand Sojli, i cili fitoi popullaritet në sajë të roleve të tij në varietenë e humorit “Portokalli”, për të vijuar me “Apartamentin 2XL” e disa projekte të tjera, por pa e gjetur dot shkëlqimin e fillimit.

Ka qenë këngëtari Dashnor Diko ai që nëpërmjet një postimi në Facebook, i uron rrugë të mbarë mikut të tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Erand miku im i shtrenjtë, të uroj udhëtim të mbarë drejt kontinentit të bekuar USA, Zoti jua bëftë dritë familjarisht,” shkruan Diko. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd