Transmetuar më 18-05-2017, 22:42
Ylli Dylgjeri

Një ndër zërat më të njohur të publicistikës politike, mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim, gazetari Ylli Dylgjeri, komenton me ironi dhe doza të forta sarkazme, zhvillimet e fundit politike me epiqendër marrëveshjen Rama-Basha.

Z.Dylgjeri pasi vënë dukje me habi faktin që opozita mori një “lumë” postesh publike dhe mbylljen e çadrës tremuajshe, “njofton” :”Lëreni Çadrën aty, se do hymë ne të LSI-së”.

Duke komentuar arritjen e marrëveshjes, z.Dylgjeri thotë se me këtë, “PD heq Çadrën nga Kryeministria dhe PS ngre Çadrën te Presidenca”.

Kurse vijon me dozat tallëse teksa shprehet: “Lëvizja Çartiste ne Angli dhe lëvizja Çadriste ne Shqipëri do mbahen mend se njëra tronditi veglat e fabrikat e tjetra tronditi Qeverinë”.

Dylgjeri vazhdon të ironizojë kur shton: “Jam me një grup ekspertësh. Pas debatesh dhe negociatash vendosem me unanimitet ne 25 Qershor te shpallim Zgjedhjet Teknike”. /noa.al/