Transmetuar më 10-05-2017, 23:24

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi së shpejti do të bëhet baba.

Ky lajm është bërë i ditur nga bashkëshortja e sulmuesit shqiptar, Kornelia Çikalleshi.

Ajo shkruan se goli më i bukur i Çikalleshit po rritet brenda saj.

“Goli më i bukur i Sokol Cikalleshit po rritet brenda meje. Tani rrahin tre zemra”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë lajm të mrekullueshëm për çiftin.

Kujtojmë që Sokol Çikalleshi po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin turk.

Ai së fundmi shënoi tre gola në ndeshjen e fundit, duke i dhënë fitoren skuadrës së Akhisarit./a.k/noa.al/