Transmetuar më 10-05-2017, 22:38
Juventus-Real Madrid, është finalja e madhe e Ligës së Kampioneve për sezonin 2016-2017.
Real Madridi është kualifikuar mbrëmjen e sotme edhe pse u mund me rezulton 1-2 përballë Atletico Madrid në stadiumin “Vicente Calderon”.
Një javë më parë Real Madridi fitoi me rezultatin 3-0, të tre të shënuar nga Cristiano Ronaldo.
Takimi i mbrëmjes së sotme ishte i vrullshëm nga futbollistët e Atleticos por nuk ia dolën dot të përmbysin rezultatin.
Golat për vendasit u shënuan nga Niguez 12’ dhe Griezmann 16’ nga pika e 11-metërshit.
Goli i qetësisë për Real Madridin u shënua nga Isco 42’.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme skuadra e Juventusit u kualifikua në finale pasi eliminoi Monacon./a.k/noa.al/
Ndiqni golat e takimit Atletico Madrid-Real Madrid: