Transmetuar më 08-05-2017, 23:17
Skuadra londineze e Chelsea ka siguruar një fitore të çmuar kundër Middlesbrough, gjatë mbrëmjes së sotme duke e afruar edhe më shumë me titullin e “Premier Ligës”.
Chelsea arriti të fitojë me rezultatin 3-0 përballë Middlesbrough në stadiumin “Stamford Bridge”, ku i duhen vetëm tre pikë për të ngritur trofeun.
Golat për Chelsea u shënuan nga Diego Costa, Marcus Alonso dhe Nemanja Matic.
Kjo fitore e mban Chelsea në vendin e parë me 84 pikë, shtatë më shumë se sa Tottenham në vendin e dytë.
Mbeten edhe tre ndeshje deri në përfundim të kampionatit./a.k/noa.al/