Transmetuar më 04-05-2017, 19:11

Në qytetin e Durrësit ashtu si në të gjithë vendin ka një shtim të dendur të picerive ku produktet janë hallall (të lejuara nga Zoti). Atje prodhohen pica dhe sandviçë ku nuk futet mish derri dhe po ashtu nuk tregtohen pije alkoolike.

Mes tyre është edhe një piceri e cila mban emrin “Rexhep Tayip Erdogan”, mesa duket në nder të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Kjo piceri dhe pamjet e saj që i gjeni në këtë lajm, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medieve greke të cilat shkruajnë se emërtimi Erdogan i një picerie në Durrës është edhe një tregues i marrëdhënies së ngushtë mes dy vendeve dhe popujve të Shqipërisë dhe Turqisë.

“E vërteta është se nëpërmjet Erdogan kanë hyrë shumë para në Shqipëri. Sidomos në lëmin ushtarak ku Shqipëria ishte lakuriq”, – është komenti në mediat greke. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd