








U zhvillua dje në mbrëmje edicioni i dytë i “Tirana Arta Fest”, ku u shpallën edhe fituesit e rinj. E kthyer tashmë në një traditë për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës në gjimnazet e kryeqytetit, “Tirana Art Fest” shpalli fituesit në të gjitha zhaneret dhe disiplinat si këngë, kërcim, aktrim dhe kostumografi.
I pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, tha se zhvillimi i Tiranës është i konceptuar edhe përmes aktiviteteve të tilla kulturore.
“Transformimi i Tiranës në një qytet të madh, që ka përfshirë të 24 njësitë, nuk është mirë vetëm për investime në infrastrukturë, por mbi të gjitha siç po provohet sot, edhe për investime në kulturë. Kur kaq shumë shkolla që deri dje konsideroheshin të periferisë se ishin në Kashar, në Mullet, në Krrabë, në Zall-Herr, sot kanë të njëjtin shans, kanë të njëjtën skenë, kanë të njëjtët trajnerë dhe të njëjtën mundësi për të qenë të suksesshëm edhe për t’ia dalë, edhe në Tiranën tonë të madhe”, tha kryetari Veliaj.
Më poshtë keni edhe fituesit e “Tirana Arta Fest”
Në këngë
Çmimi i parë – Rea Nuhu
Çmimi i dytë – Kejtlin Sejdarasi
Çmimi i tretë – Elisa Kumrija
Artisti i ri më i mirë – Bertila Bruka
Stil dhe origjinalitet – Ambra Jaçaj
Grupi më i mirë – Gjimnazi “Qemal Stafa”
Në kërcim
Grupi më i mirë- Street Creë – Gjimnazi “Ismail Qemali”
Grupi më i mirë Hip Hop – Grace Creë – Gjimnazi “Partizani”
Grupi më i mirë Folk- Shkolla “Ibrahim Hasmema”, Petrelë
Grupi më i mirë i Djemve – Shkolla “Sadik Stavaleci”, Kashar
Grupi më i mirë i Vajzave – Color Creë, Gjimnazi “A.Z Cajupi”
Kërcimi më i mirë solo – Joana Janushi, Kolegji “Don Bosko”
Dueti më i mirë – Bedri Llagami, Vaqarr
Grupi i ri më i mirë- The Freks – Gjimnazi “Myslym Keta”
Kostumografia më e mirë- Gang BMK – Gjimnazi “Sinan Tafaj”
Fabula Koreografike – Fusion – Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





