Transmetuar më 30-04-2017, 23:02

Napoli ka mundur Interin në transfertë me rezultatin minimal 0-1, duke hedhur kështu një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në Ligën e Kampioneve.
Takimi i vlefshëm për “Serinë A” italiane u luajt në stadiumin Giuseppe Meazza dhe mjaftoi vetëm një gol për të vendosur fatin e ndeshjes.
Goli i vetëm për Napolin u shënua nga Jose Callejon në minutën 43’.
Në këtë takim u aktivizua si gjithmonë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Kjo fitore e mban Napolin në vendin e tretë me 74 pikë./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





