Transmetuar më 30-04-2017, 22:45

Skuadra e Vitesse ka fituar Kupën e Holandës në përballjen finale kundër AZ Alkmaar, të fituar me rezultatin 2-0.

Pjesë e këtij suksesi ka qenë edhe futbollisti shqiptar i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili ka dhuruar edhe asistin e golit të parë për Van Ëolfsëinkelit.

Ky është trofeu i parë për Vitessen dhe vjen vetëm dy javë para se të festojë 125 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast pjesë e historisë së këtij klubi është bërë edhe Rashica, i cili në fund ka festuar me dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës./a.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd