Transmetuar më 30-04-2017, 21:56

Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15 R.Z, rreth 60 vjeç, është goditur me thikë të mprehtë nga D.M., banues në lagjen nr 16, i evidentuar nga policia si shtetas me probleme mendore.

D.M pas kryerjes të këtij veprimi u mbyll në banesën e tij.

Falë negociatave të kryera, ai është vetëdorëzuar dhe po shoqërohet në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Gjatë kqyrjes së banesës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale thika me të cilën D.M kishte  goditur shtetasin R.Z.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd