Transmetuar më 30-04-2017, 17:36

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas publikimit të listave të kanditatëve të LSI për deputet në të gjithë vendin, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit duke thënë se “është i kotë gjithë debati mbi listat”.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, ai shkruan se që të mos votohet vetëm një parti, duhet që opozita t’i bashkohet zgjedhjeve.

Postimi i Manjanit:

“Është i kotë gjithë debati mbi listat. Votuesit nuk zgjedhin, thjesht votojnë partinë! Ndaj që të mos votohet vetëm një parti, duhet opozita!”/a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd