Transmetuar më 30-04-2017, 15:17

Ka marrë fund tmerri i një burri i cili prej një viti jetonte me një tumor 22 kilogramësh në barkun e tij. Shyamal Tirke nga India, 49 vjeç u bind nga banorët e fshatit se masa ishte shkaktuar nga një fantazmë që e kishte pushtuar.

Familja e tij e varfër e çoi burrin tej një "mjek shtrigash", por sigurisht "kurat" e tij nuk bënë punë dhe familja e 49 vjeçarit e mbylli atë në një dhomë. Masa po i shtypte edhe organet dhe kjo i shkaktonte të vjella sa herë që hante.

Trike vuajti dhimbje të tmerrshme për një vit, derisa më në fund ai iu nënshtrua një operacioni në spitalin Seth Sukhlal Memorial, në perëndim të Bengal, që zgjati dy orë e gjysmë, për heqjen e tumorit.

Skaneri zbuloi një masë gjigante malinje, të njohur si Retroperitoneal Liposarcoma. Një grup i përbërë prej tre mjekësh shpenzuan dy orë e gjysmë për të hequr këtë kancer tepër të rrallë nga trupi i burrit. Tashmë 49 vjeçari është duke e rimarrë veten. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd