Transmetuar më 30-04-2017, 15:04

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë gjatë orëve të paradites duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese, por herë pas here do të ketë edhe vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me vranësira të dendura dhe shira të dobët zonat malore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, përsa i përket, temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë në ndikimin e qendrave të presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti të jetë i qëndrueshëm. Konkretisht me mot të kthjellët paraqiten: gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit, Europa lindore si edhe vendet skandinave.

Ndërsa, ishujt britanike dhe vendet e Europës qendrore do të dominohen nga vranësira dhe shira të shoqëruar me stuhi të forta ere, situatë kjo e ndikuar si pasojë e zhvillimit të një qendre me presion të ulët atmosferik në veriperëndim të Europës. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd