Transmetuar më 30-04-2017, 14:20

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të listave të kandidatëve për deputet.

Në një reagim në rrjetet sociale ai thotë se ky debat është i kotë, pasi votuesit nuk zgjidhjen, por thjesht votojnë partitë. Ndaj ai i ka bërë apel opozitës që t’i bashkohet zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

“Është i kotë gjithë debati mbi listat. Votuesit nuk zgjedhin, thjesht votojnë partinë! Ndaj që të mos votohet vetëm një parti, duhet opozita”, shkruan Manjani.

Kujtojmë se një ditë më parë, Manjani refuzoi propozimin e Kryesisë së LSI-së për të futur emrin e tij në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Manjani ka refuzuar indirekt propozimin për të qenë pjesë e listës, që sipas tij është jo për deputet. Ai theksoi se i është mirënjohës LSI.

“Jam propozuar për listë e jo për deputet. LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë. Këtë kam bërë gjithmonë”, citohet në mesazhin e Manjanit. Ky i fundit është përfshirë në listë, por ende nuk është përcaktuar qartë se ku do të kandidonte për deputete. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd