Transmetuar më 30-04-2017, 13:45

Kryetari dhe deputeti i PBDNJ Vangjel Dule ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për situatën politike të krijuar.

Në një status në Twitter, Dule shkruan se tirania e Kryeministrit nuk vjen papritur, por dikush e ndihmon dhe dikush e toleron.

Kreu i PBDNJ nuk përmend emra konkretë në akuzën e tij, por thekson se fundi është i njëjtë për të gjithë.

“Tirania nuk na “zë derën” papritur. Dikush e aspiron. Përdor demokracinë? Disa duartrokasin. Disa e tolerojnë. Veç në fund asnjë si shpëton”, shkruan Vangjel Dule. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd