Transmetuar më 30-04-2017, 12:54

Depilimi në pjesën intime të saj i shkaktoi pasoja të rënda. Bëhet fjalë për Dana Sedgewick, 44 vjeç nga Britania, e cila i ka humbur të dyja këmbët, për shkak të një infeksioni në vaginën e saj. Infeksioni erdhi si pasojë e depilimit të zakonshëm që ajo kryente. Ish kuzhinierja, ka bërë 21 operacione për të riparuar dëmtimin e lëkurës së saj dhe është paralajmëruar nga mjekët se nuk do të ecë më kurrë.

Infeksioni, i cili quhet, “fascitis nekrotozë”, mund të fillojë nga një lëndim i vogël, si prerje, e cila më vonë kthehet në kërcënim për jetën. Mund të shkaktohet nga disa lloje të baktereve, disa prej të cilave mund të jetojnë në lëkurën e një personi pa shkaktuar ndonjë problem. Por, në raste të rralla, nëse bakteret depërtojnë në inde të thella dhe në qarkullimin e gjakut, ajo mund të shkaktojë dëmtime të rënda.

Dana tregon historinë e saj. "Si shumë gra, u përpoqa të mbaja të pastër pjesën e bikinit. Kështu që përdorja mjete rroje dhe i ndërroja shpesh ato për t’u ruajtur nga infeksionet e mundshme. Gjatë një fundjave, ndihesha keq dhe vëreja një flluskë të vogël në vaginë. Nuk u shqetësova aq shumë sepse gjithnjë kisha pasur skuqje nga rruajtja. Nuk e dija se kjo puçërr e vogël do të kushtonte pothuajse jetën time", u shpreh Dana.

E gjithë kjo fatkeqësi për Dana filloi në maj të vitit 2012, dy ditë pasi ajo kishte bërë depilimin dhe vuri re se përveç puçrrës kishte dhe marramendje. Më pas shkoi në spital dhe aty filloi i gjithë mundimi i saj. "Me kalimin e kohës në spital, këmbët e mia ishin të mbuluara me mish të zi, të kalbur”, tha 44-vjeçarja.

Gjatë 10 orëve të ardhshme, kirurgët luftuan për të shpëtuar këmbët e Dana. Ata i bën ndërhyrje, i hoqën pjesën e mishit të infektuar duke i marrë pjesë mishi nga kurrizi i saj. Por, mjekët zbuluan se Dana kishte “sepsinë”, helmimin vdekjeprurës të gjakut dhe i dhanë vetëm një shans 30 për qind për të mbijetuar.

Veshkat e saj nuk po e kryenin dot funksionin dhe zemra i ndaloi katër herë. Për të rritur shanset e saj për mbijetesë, mjekët u detyruan ta vendosnin atë në gjendje kome për nëntë ditë. Kur Dana u zgjua dhe pa këmbët e saj tha se: "Ishte e tmerrshme. Të gjithë muskujt e mi kishin rënë, dhe kisha një krater tek vagina ime.

Ndjehesha sikur do të vdisja. Por e dija se mund të kishte qenë shumë, shumë më keq. Unë mund të kisha humbur lehtë këmbët, ose më keq, mund të kisha vdekur”, u shpreh ajo. Gjatë katër viteve të ardhshme, Dana bëri 21 operacione për të përmirësuar pamjen e lëkurës së saj. /g.v./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd