
Duke qenë se këtë javë është në nominin, Lupçe në një bidedë me Katerinën ka filluar të bëjë llogaritë se kush mund ta ketë nominuar. Ndërkohë që është i bindur se një votë e ka marrë nga çifti Olsi-Fiorentina për shkak të debateve që ka bërë me këtë të fundit.
Mirëpo, ai nuk di numrin e saktë të votave dhe as se kush tjetër mund ta ketë nominuar. Por, dyshon se është tradhtuar edhe nga një tjetër banor që kishin marrëdhënie të mira, nga Danjeli. Ai i thotë Katerinës se Danjeli mund ta ketë përdorur që të mos nominohej dhe ka nominuar Lupçen sipas tij.
“E dëgjove Danjelin më thoshte mua jo s’duhet të bësh kështu. Lojën time që bëra unë këtu e përdori ai, e loz ai. Ka fol Fotini me Fiorentinën një muhabet që vetëm me mua duhet ta bënte se më konsideron si vëlla, por e bëri me atë se ka frikë nominimin. Ai na ka nominuar edhe prandaj uli kokën”, tha Lupçe.
“Normale, pse ti duhet të lush lojën e tjerëve. ai duhet të vinte të na përqafonte”, i thotë Katerina, duke e pyetur se nëse e ka kuptuar se kush çift përfiton. “Normale ai”, përgjigjet Lupçe, duke iu referuar Danjelit. Por më vonë ai bën edhe njëherë llogaritë, dhe serish nuk i dalin siç duhet. Problemi qëndron nëse Danjeli dhe Fotinia kanë nominuar atë, apo Musën dhe Donën. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





