


Këngëtarja e njohur Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj Robert Berisha janë ndër çiftet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar. Çifti i njohur kanë edhe një vajzë, emri i së cilës është Renee, e cila mesa duket do të ecë në hapat e tyre.
Vazhdimisht, dy prindërit, por edhe teze Era postojnë foto e video me momentet e vogëlushes, e cila ka nisur shumë herët të “bëhet” pjesë e muzikës.
Ditën e djeshme Renée ka habitur edhe tezen e saj, e cila ka mbetur e mrekulluar për notat që arrin të kapë një 2-vjeҫare. E ulur në prehrin e të atit, ndërsa ai i bie pianos, tani Renée është një hap më lart… shumë hapa më lart, këndon me mikron në dorë.
Duke ndjekur ritmin, vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës këndon “Happy birthday to you” bashkë me të atin. Në videon e postuar në Instagramin e saj, Era shkruan se është një teze krenare. Një 2-vjeҫare që arrin në mënyrë perfekte të ndjekë notat, kë nuk do të mrekullonte?
Më herët këngëtarja bukuroshe Nora Istrefi, në një intervistë, ka treguar këngën e preferuar të vogëlushes. Nora ka treguar se kënga e preferuar e vogëlushes është “Baby jem”, kënga ku shfaqen në videoklip dy prindërit e saj. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





