
Pas publikimit të listave për deputetë, kryeministri Edi Rama në orët e vona të natës në një dalje publike për mediat tha se vazhdonte të besonte se PD do të hynte në zgjidhje.
“Unë vazhdoj të mendoj që PD do të hyjë në zgjedhje dhe jam i bindur sepse nuk është një iluzion, por një mundësi reale sepse këtë bindje e kam pasur gjithmonë dhe jam besimplotë se ne ashtu siç e kemi shprehur do të mund ti krijojmë PD dhe partive të tjera rreth saj mundësinë që të regjistrohen. Jemi të gatshëm ti ofrojmë PD mundësinë që në 7 maj në Kavajë të shkojë me një kandidat dhe jo me një turmë njerëzish të manipuluar”, u shpreh Rama.
Më tej kryeministri ka theksuar se janë gati të bisedojnë me opozitën për të gjitha kërkesat e parashtruara në platformën e kompromisit nga miqtë e PD të Partive Popullore, por sipas tij së pari duhet të merren vesh për vettingun.
“Ne nuk e presim PD dhe nuk kemi ndërmend të ndalemi me shpresën se do vijë PD. Nëse PD do të kërkojë që ti bashkangjitet këtij procesi në një kohë të arsyeshme, ne nuk do themi jo. Madje unë jam i përgatitur që të them PO edhe për të gjitha kërkesat e parashtruara në platformën e kompromisit nga miqtë e PD të Partive Popullore, duke përjashtuat afatin e zgjedhjeve që të shtyhet. Të tjerat janë në tavolinë, por kuptohet të merremi vesh për vettingun”, tha Rama.
Ndërkohë Partia Socialiste ka nisur mbrëmjen e së shtunës publikimin e listave me kandidatët që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka qenë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli që ka prezantuar e para emrat e listës për qarkun Kukës, të cilin e kryeson vetë ajo dhe më pas kolegët e saj me radhë. Listat vijojnë si më poshtë:
Kukës: Mimi Kodheli, Safet Gjici, Valbona Tahiraj Doçi, Agron Geca. Dy të fundit janë mjekë.
Shkodër: Ditmir Bushati, Paulin Sterkaj, Senida Mesi, Luan Harusha, Paulin Luli, Teuta Qyteza Shala, Alfons Babani, Vilson Masmalaj, Majlinda Lacaj, Myzafer Bushi, Pjetër Nika, Bledian Nika.
Dibër: Ilir Beqaj, Almira Xhembulla, Halit Palamani, Myfit Duriçi, Naim Asllani, Lindita Tako.
Lezhë: Lindita Nikolla, Pjerin Ndreu, Gjetan Gjetani, Ardiana Jaku, Fran Mata, Eklid Dashi, Edona Taçi, Elton Suti.
Elbasan: Taulant Balla, Evis Kushi, Arben Kamami, Musa Ulqini, Anastas Angjeli, Luan Duzha, Nure Pepa, Florenc Spaho, Desantila Tahiraj, Edmond Çani, Enver Shkurti, Klevis Xhoxhi, Arben Ruçi, Ana Muça, Evis Fila, Besian Ajazi, Mariglen Disha, Klodiana Zdrava, Eriona Ibro. (3 prej tyre nga mjekësia)
Korçë: Niko Peleshi, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali, Ilirjan Pendavini, Ilir Xhakolli, Edlira Bode, Ardit Konomi, Eslavera Zake, Sotiraq Bratko, Gentiana Drabo, Zamira Meto, Edlira Donevski, Erion Qirjako (mjek).
Berat: Blendi Klosi, Ermonela Valikaj, Arbnor Shameti, Fadil Nasufi, Arben Konomi, Eugen Kaufami, Sajmir Plaku, Jorid Çelaj.
Vlorë: Damian Gjiknuri, Vilma Bello, Alket Hyseni, Vullnet Sinaj, Andrea Marto, Edi Rama, Edmond Leka, Fatmir Velaj, Fitjona Hoxha, Ramiz Husi, Adrian Gurma (mjek), Elona Hodaj, Saniela Xhaferri, Lindita Kondi, Suela Kololloshi.
Gjirokastër: Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro Furxhi, Flamur Golemi, Laert Duraj, Artemisa Dralo, Matilda Çela, Elvira Pasho (mjeke).
Durrës: Eglantina Gjermeni, Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Ilir Ndrazhi, Roland Xhelilaj, Jurgen Çyrbja, Rrahman Rranja, Klodiana Spahiu, Altin Gazaj, Alban Ramohitaj, Ledion Lako, Ana Dhamo, Bashkim Xhafa, Alion Hyska, Agim Karaj.
Fier: Erion Braçe, Adelina Rista, Bashkim Fino, Ismet Beqiri, Antoneta Dhima, Bujar Çela, Tatiana Piro, Anduel Xhindi, Gramoz Ruçi, Xhevit Bushi, Gentiana Cakrani, Lindita Buxheli, Ervin Bushi, Gentian Ushi, Ermal Pertushi, Afrim Plaka.
Tiranë: Elona Gjebrea, Besnik Bare, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ervin Bushati, Ogerta Manastirliu, Fatmir Xhafaj, Rakip Suli, Arben Ahmetaj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Ulsi Manja, Klotilda Ferhati, Sadi Vorpsi, Arben Pëllumbi, Spartak Braho, Elio Hysko, Milena Harito, Silda Çepe, Danja Hobdari, Juliana Hoxha, Arben Seferi, Blerina Doracaj, Irma Shtini, Besa Spaho, Granit Kërxhalliu, Shpëtim Leskaj, Azbi Arapi, Dritan Meta, Klevis Jahja, Gerta Lubonja, Ruilda Lita, Shpati Kolëgega, Arben Meçaj. /b.l/noa.al/.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





