Transmetuar më 29-04-2017, 15:31







Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike në 3 banesa në Berat, në një operacion masiv antidrogë.
Operacioni u krye në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë.
Gjithashtu në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë.
Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente përafërsisht 1.5 Ton.
Policia ka shoqëruar 6 persona.
Si dhe deri ne keto momente jane shpallur ne kerkim tre persona.
Operacioni vijon./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





