Transmetuar më 29-04-2017, 12:40

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga “çadra e lirisë”, ka thënë se se dy partitë politike, PS dhe LSI,  duke mos dorëzuar listat e tyre shumëemërore e kanë asgjësuar ligjërisht 18 Qershorin si datë ligjore për zgjedhje në Shqipëri.

“U asgjësua 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.  Dy partitë duke mos dorëzuar listat e tyre shumëemërore e kanë asgjësuar ligjërisht. 

Me këtë akt dhe sipas kodit zgjedhor në këtë moment është asgjësuar 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.

Jo zbatimi i ligjit por shkelja e tij  ka qenë tipari i kësaj qverisjeje. Tellalli do dalë sot me lloj lloj justifikimesh e intepretimesh se data ishte sot e jo dje.

Fakti është se data ka skaduar fakti është se këta nuk duan tia dinë as për ligj as për afate”, u shpreh Basha.

Ndërkohë në lidhje me zgjedhjen e Ilir Metës si president i vendit, Basha u shpreh se ky është fundi i pazarit me kukulla.

“Ilir Meta e di, edhe Rama e di këtë fare mirë, ai më kot dhe i dëshpëruar u përpoq të thoshte dje se ai është më afër PD-së. Meta është vetëm afër pazarit të peshkut që është qelbur nga koka, ndaj Edi Rama gëzofsh ti atë dhe peshkun e qelbur nga koka, ne nuk kemi ardhur në këtë betejë për pazare të fëlliqura politike”- u shpreh Basha.

Gjatë fjalimit të tij Basha ka thënë gjithashtu se me ardhjen e Republikës së re në krye të qeverisë, do të anullojë ligjin e arsimit të lartë, që sipas tij është i tmerrshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd