


Për të gjithë mosmirënjohësit që kanë shkruar fjalën “Fund”, ne i themi me gjithë forcë që sot kemi shkruar fjalën “Fillim”.
Me këtë mesazh ka dalë në rrjetet sociale, këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi, aktualisht kryetar i Parlamentit dhe President i zgjedhur.
Ai i është përgjigjur kështu disa reagimeve që erdhën pak orë pasi Parlamenti votoi z.Ilir Meta për postin e Presidentit të Republikës.
Ilir Meta, deri sot kryetar i Kuvendit dhe i LSI, u propozua nga deputetët e LSI për President dhe PS e mbështeti. Në seancën e së enjtes në Parlament, në raundin e katërt të votimit, z.Meta siguroi votat e mjaftueshme duke u shpallur President.
Më 24 korrik ai do të marrë zyrtarisht detyrën. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





