Transmetuar më 28-04-2017, 22:15

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi mbrëmjen e së premtes kryesinë e saj në një takim që zgjati rreth 80 minuta. 

Kreu i LSI ende në detyrë, Ilir Meta, i cili u shpall Presidenti i ri i vendit deklaroi pas mbledhjes se listat për deputetë nuk janë mbyllur ende. Meta theksoi se në listat e LSI për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit do të futen të gjithë ata që kanë dëshirë.

"Do votohet për LSI. Në lista do të futen të gjithë ata që kanë dëshirë. Listat nuk janë mbyllur ende", pohoi Meta. Mes të tjerash kreu i LSI-së tha se në mbledhje u diskutua për zgjedhjet, duke shtuar se ky proces do të jetë standard. "Diskutuam për zgjedhjet, procesi do të jetë me standarde", pohoi Meta.

Mësohet se në listë do të jenë pjesë edhe dy ish-ministrat e Drejtësisë, Nasip Naço dhe Ylli Manjani, ndërsa pjesa tjetër 90 përqind e listës do të jetë e njëjtë me atë të vitit 2013.

Pas largimit të Ilir Metës si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të zgjedhjes President, këtë post do ta mbajë përkohësisht ministri Petrit Vasili, deri në zgjedhjet brenda partisë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd