
Edhe para gazetarëve, Ilir Meta foli për domosdoshmërinë e dialogut dhe përgjegjshmërisë për të kaluar ngërçin politik. Presidenti i sapo zgjedhur, tha se janë të gjitha mundësitë për të normalizuar situatën parazgjedhore.
“Është koha për të dhënë mesazhe përgjegjshmërie për të gjithë. Kemi nevojë për të forcuar dialogun dhe kemi për detyrë të japim siguri për qytatarët, por edhe institucione të forta dhe demokratike. Kemi të gjitha mundësitë, që me pak vullnet dhe tolerancë ta tejkalojmë këtë situatë”, tha Meta.
I pyetur për fatin e LSI tani që nuk do të jetë në drejtimin e tij , Meta deklaroi me bindje se kjo forcë politike ka të gjitha kapacitetet për t’u rritur.
“Nëse LSI do të rrudhej, do ta meritonte një gjë të tillë. Mendoj se LSI do fuqizohet dhe do të rritet, sepse ka mjaft drejtues të aftë, jo vetëm të LSI, por edhe fuqisë më të madhe siç është LRI. LSI do të rritet për aq kohë sa do t’i shërbejë interesave të vendit”, ishin fjalët e Metës.
Për emrin e ri të drejtuesit të LSI, Meta tha se, në bazë të statutit, nënkryetari i saj, pra Petrit Vasili do të jetë nën drejtimin e partisë. Vendimin për të qenë kandidat për President tha se e kishte menduar gjatë, dhe u shpreh se ishte zgjedhja më e mirë në situatën në të cilën ndodhet vendi. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





