Transmetuar më 28-04-2017, 18:52

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një telefonate uroi zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta. 

Presidenti Nishani uroi gjithashtu Presidentin e zgjedhur për përmbushjen me sukses të detyrës së lartë të Kreut të Shtetit. Nishani qëndron në detyrë deri më 26 korrik, pas kësaj date, është kreu i LSI-së ai që merr postin e Presidentit.

Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Parlament.

Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonin 71. Meta bëhet kështu presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd