


Në nisje të seancës së jashtëzakonshme parlamentare të ditës së sotme, ku u votua Presidenti i ri, ministrat, kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri ishin ulur në karriget e deputetëve. E rastësishme apo jo, Kryeministri Edi Rama u ul në karrigen kur qëndron ish-Kryeministri Sali Berisha.
Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga Berisha, i cili ka postuar foton në facebook, dhe shkruan:
“Miq, kjo foto e sotme dëshmon dhe një herë se Edivin Kristaq Rama, pas Kompleksit te Edipit, nga i cili vuan që në lindje, kompleksi i dytë i tmerrshem që do ta shoqëroje edhe në atë jetë është Kompleksi Sali. Eshte i pashprese”, shkruan Berisha në facebook. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





