Transmetuar më 28-04-2017, 16:00

Në fillim nisi si një ngacmim i thjeshtë por me kalimin e kohës u kthye në një makth për të.

Një vajzë e re në Vlorë, është paraqitur në polici për shkak se ndihej e frikësuar, prej përndjekjeve që pësonte nga një djalë.

Gjatë ditës së djeshme, e enjte, pas denoncimit të së resë u arrestua në flagrancë G.D., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Bazuar në denoncimin e vajzës A.S., 24 vjeçe ai e ka përndjekur kudo, duke e bërë të ndihet e pasigurtë. Në këto kushte, policia bëri arrestimin e të riut për veprën penale “Përndjekja”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd