Transmetuar më 28-04-2017, 15:37

Një vogëlush nuk ka mundur të shohë asnjëherë botën me ngjyra. Mirëpo, për herë të parë falë një palë syzeve të veçanta, ai arrin të shohë edhe ngjyrat.

Reagimi i tij është mbresëlënës, duke dhënë edhe një mesazh për ata që i kanë të gjitha aftësitë, por kurrë nuk janë të kënaqur. Mes lotësh, djaloshi shijon këtë moment të veçantë në jetën e tij.

Nëna e tij, Melissa, tha: “Është e pamundur të përshkruash një moment aq emocionues që përjetuam të gjithë si familje. Ishte sikur për të gjithë ne të kishte ndodhur një mrekulli ajo çfarë u shpalos para syve tanë, diçka e pabesueshme”.

Verbëria e ngjyrave është një gjendje ku njerëzit nuk mund të "shohin" plotësisht ngjyra të caktuara në spektrin e dritës. Gjendja në përgjithësi është gjenetike dhe e trashëguar nga nëna.

Në Britani, verbëria e ngjyrave numëron 2.7 milion njerëz, kryesisht meshkuj ose 4.5 përqind të popullsisë. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd