Transmetuar më 28-04-2017, 14:30

Një person ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan. Mesditën e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu”, 61- vjeçari I.Sh., banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targa AA 575 GB është përplasur me një motor me targa AP 200.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit Domeniko Muho, 27 vjeç banues ne Elbasan.
I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në Tiranë, ku për shkak të gjendjes së rëndë ndërroi jetë pak më vonë.
Ndërkohë policia arrestoi drejtuesin e mjetit Ilir Shopi 61 vjeç, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





