








Një mrekulli e vërtetë, një i ri nga Tajvani u gjet i gjallë pasi ishte zhdukur në malet e Himalajeve, pas 47 ditësh.
21- vjeçari Liang Sheng Yueh dhe e dashura e tij 19 vjeçe Liu Chen Chun, kishin humbur gjurmët më 10 mars, dy ditë pasi ishin nisur për ekskursion.
Dy të rinjtë ishin bllokuar në një humnerë pas një stuhie të fuqishme dëbore që përfshiu rajonin e Dhading në Nepal. Djali u gjet i dobësuar në ekstrem, me 30 kilogramë më pak, duke u shtruar në spitalin e Kathmandu, ku u transportua me helikopter. Ndërkohë e dashura e tij u gjet e vdekur këtë të martë, shkruan noa.al.
Për të mbijetuar dy të rinjtë kishin konsumuar dëborë, por vajza nuk i’a doli.
“Liang me zor flet. Më tha se e dashura e tij vdiq para tre ditësh. Nuk ka plagë të rënda, por dëmtime të shkaktuara nga kafshimet e krimbave”, deklaroi doktori Sanjaya Karki, i Grande International Hospital di Katmandu. Ai konfirmoi se i riu është jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





