Transmetuar më 27-04-2017, 21:43

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, ka dënuar me forcë sulmet ndaj deputetëve në Maqedoni. Në një postim në Twitter, zyrtari i lartë evropian shkruan:

“I dënoj sulmet ndaj deputetëve në Shkup. Dhuna nuk ka vend në Parlament. Demokracia duhet të vazhdojë rrugën e saj”.

Ndërkohë, në orët e mbrëmjes ka reaguar edhe ish-kryeministri i Mqedonisë, Nikola Gruevski. Kreu i VMRO-DPMNE ka kërkuar uljen e tensioneve, duke theksuar se dhuna nuk është zgjidhje.

“Dhuna nuk është zgjidhje, duhet të qetësohen gjakrat dhe të ulen tensionet. Populli të mos bjerë pre e provokimeve të LSDM-së dhe të atyre që dëshirojnë ta fusin vendin në një krizë më të thellë dhe të plotësojnë skenarin e tyre”, ka deklaruar Gruevski.

Ky i fundit, pak muaj më parë, dështoi të formojë qëverinë e re në Mqedoni pas zgjedhjeve të parakohshme.