Transmetuar më 27-04-2017, 20:43

Drejtori i shkollës “Veena Vandini”, në Indi ka vënë një rregull, që të gjithë nxënësit e shkollës të mësojnë të shkruajnë me dy duar.

Çdo orë mësimi, ai i kushton rreth 15 minuta praktikës së shkrimit të dorës. Themeluesi i shkollës, VP Sharma tha se ai është inspiruar për një gjë të tillë nga presidenti i parë i Indisë që ishte ‘ambidextrous’, pra arrinte të shkruante me të dy duart.

Vetëm 10% e njerëzve në botë mund të shkruajnë me dorën e majtë dhe 1% me dy duar, por 300 studentët e kësaj shkolle shkruajnë kështu në të njëjtën kohë në gjuhë të ndryshme. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd