Transmetuar më 27-04-2017, 19:16




Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetët e LSDM-së, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit.
Menjëherë pas votimit Xhaferi ka dhënë betimin.
Por ndërkohë karrigia e kreut të Kuvendit po mbahet e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.
Ndërkohë, situata jashtë Kuvendit është mjaft e tensionuar. Protestuesit "Për Maqedoni të Bashkuar" të cilët janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur revoltën e tyre, tashmë kanë hyrë brenda në Kuvend.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





