Transmetuar më 27-04-2017, 17:32

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur me urgjencë grupin parlamentar për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri. Grupi parlamentar pritet të marrë një vendim për çështjen e Presidentit. Nuk dihet ende nëse do ketë një kandidat të propozuar nga LSI.

Më herët kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i bëri thirrje Ilir Metës dhe LSI-së që të vendosë për çështjen e Presidentit dhe të mos presë më opozitën. Madfje Ruci tha se Meta ka qenë më shumë në anën e opozitës. Ai paralajmëroi se PS i ka votata për zgjedhjen e presidentit edhe pa LSI-në.

“Ose të zgjedhim presidentin ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Sa për dijeni ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona që i kemi pasur dhe po të duam i kemi 71 vota dhe për të zgjedhur presidentin pa LSI, por unë shpresoj të mos na detyroni të shkelim mbi moralin, sepse PS nuk dëshiron të zgjidhë me forcën e numrave”, u shpreh më herët Ruçi. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd