


Edhe pse Instagrami i Sara Hoxhës ngjan si ditari i një nëne të re, Sara është kthyer edhe në një avokate të dashurisë për trupin pa e dënuar atë dhe veten për t’u pëlqyer të tjerëve.
Në fotot e saj në rrjetet sociale janë çastet me të voglin, dëshmi të zgjimeve të hershme, por edhe festa, pushime dhe çaste para nisjes për palestër, gjithçka që një mama si Sara arrin të bëjë.
Në vazhdën e të qenurit femër si të tjerat dhe duke dashur të japë mesazhin e saj, ajo ka thënë që fillimisht strijat do i lërë aty, kurse sot ka publikuar një foto ku i dallohen disa shenja në bark.
“Me strija dhe të gjitha. Nuk duhet pasur turp nga trupi yt. Përkundrazi, trupi dhe vetja, duhen dashur. Edhe të tjerët mund t’i provosh te kjo lloj dashurie”, shkruan ajo.
Një nënë është një nënë edhe kur është 21 vjeç si Sara edhe kur është e pasur. Fëmija ka nevojë për të dhe Sara nuk ka ndërmend t’ia mohojë këtë afërsi dhe përkujdesje.
Që nga viti 2016 Sara Hoxha dhe partneri i saj moderatori i njohur Ledion Liço janë bërë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin London Noor. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





