Transmetuar më 27-04-2017, 14:25

Donte të tregonte se ishte i pavdekshëm dhe i nguli vetes një thikë në kraharor, por gjeti vdekjen. Video shokuese që gjeni më poshtë tregon 25- vjeçarin Theprit Palee, teksa bën një kërcim tradicional përpara spektatorëve të Chiang Mai, në veri të Tajlandës, me synimin që të tregonte se ishte i pavdekshëm.

Gjatë ritualit të zhvilluar këtë të martë, ai pretendonte se kishte disa shpirtra të cilët do e mbronin, por pasi nguli thikën në kraharor, përfundoi përtokë.

Të pranishmit i shkuan menjëherë në ndihmë, por pavarësisht dërgimit në spital, gjeti vdekjen si pasojë e plagës së marrë.

Rituali që po bënte Palee është i zakonshëm në zonë, por siç shkruan noa.al, shpesh thika thyhet dhe nuk lë asnjë pasojë, duke vazhduar normalisht kërcimin. Por rasti i të riut rezultoi fatal, duke i’u ngulur në kraharor. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd