Transmetuar më 26-04-2017, 22:08


Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e disa partive të vogla, është ndalur për mediat si dhe i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet palë e dialogut politik.
Meta u shpreh se vendit i duhet qetësi si dhe të zgjidhet kriza.
Sipas Metës, opozita e barazon dialogun me ultimatumin.
“Opozita ka një axhendë të saj politike që për fat nuk po i shërben këtij procesi. Vendit i duhet qetësi, si dhe zgjidhjen e krizës. Opozita barazon dialogun me ultimatum. Kodi zgjedhor është mallkuar që në 2008. Ne nuk duam të bëjmë asnjë veprim pa opozitën”, u shpreh Meta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





