Transmetuar më 26-04-2017, 20:37

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar përmes rrjeteve sociale për dasmën e djalit të dajës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë dhe këngëtarja e njohur, Bebe Rexha.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore siç shihet në këto video i ruan fort traditat pasi këndon dhe kërcen shumë bukur në ritmet e muzikës shqiptare, shkruan Opinion.

Po kështu edhe deputetja e LSI duket se po e shijon shumë kërcimin me Bebe Rexhen.

Shihni videot:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd