
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se prej 8 muajsh në Shqipëri, mungon sipas tij, Metadoni, ilaçi jetik për ata që ndërpresin marrjen e drogës.
Berisha i referohet mesazhit të një të njërit prej të rinjve që kanë ndërprerë marrjen e drogës.
Berisha e ka publikuar mesazhin e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Ne Narko-republiken e Norieges nuk lejohet ndreprerja e marrjes se droges!
Prej tete muajve ne Shqiperi mungon Metadoni, ilaçi jetik per ata qe nderpresin marrjen e droges.
Lexoni mesazhin trondites te njerit prej te rinjve qe kane nderprere marrjen e droges! sb
"Z. Berisha. Po ju shkruaj ju me shpresen e madhe se do i jepni jehone hallit qe kam une dhe 10000 persona te targetgrupit tim. Ne radhe te pare shpresoj se do e kuptosh hallin tone se ju keni qene vet mjek. Une jam nje viktime e droges heroine dhe e kam fituar ate beteje fal medikamentit " Metadon" qe ne qeverisjen tuaj nuk na mungoje kurre. Sot Ministria Shendetesise dhe Instituti shendetit publik kane 8 muaj qe nuk bejne tenderimin dhe situata eshte bere teper kritike pasi gjithe ky target grup per te kompesuar kete medikament do kthehen serish te droga; Katastrofe. 10000 paciente po hidhen ne rruge. Keta 10000 mije persona sikur nga 2gr. heroine ne dite i bie 2 kile ne dite te shitura me pakice dhe fitimi kalon 100 mije € dita. Kjo pune po behet me kast se po afrojne zgjedhjet dhe i duhen leke, se furnitoret kryesor te heroines jane vete shefat e antidroges pasi nuk e asgjesojne drogen e sekuestruar por e rihedhin serisht ne treg. Nje pjese e ketyre pacienteve jane ne burg dhe kane nisur revoltat dhe duke prere damaret se i mungon ilaci me jetik per ta. Per c’fare te shkruajta me larte eshte c’do gje e vertete dhe nese kam shtuar nje presje mbaj pergjegjsi. Te lutem verifikoje dhe jepi jehone hallit tone. Sinqerisht dhe Respekt."-/a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





