Transmetuar më 26-04-2017, 19:51

Nga atentati i dyfishtë, që ndodhi dje në Sukth, ku mbetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, kanë dalë në pah të tjera detaje. Gazeta “Panorama” shkruan se janë identifikuar vajzat që janë takuar me dy të ndjerët para atentati dhe janë marrë në pyetje nga policia.

Ato mësohet se janë nga Tirana dhe kanë pohuar se kishin një miqësi të vjetër më dy të rinjtë. Sipas vajzave, ato janë takuara me Dautajn dhe Dalipajn në një kafe afër një pikë karburanti në autostradë, ku kanë qëndruar rreth 40 minuta. Vajzat më tej janë shprehu se nuk ishin në dijeni të atentatit dhe se ngjarje e kanë marrë vesh nga mediat sociale.

Po ashtu, vajzat kanë deklaruar se nuk ishin në dije nëse viktimat kishin probleme me ndonjë person. Pas kafes, sipas tyre, të dy djemtë janë larguar me mjetin e tyre. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd