







Në vitin 2010, videoja e një djali vetëm 2 vjeç u shpërnda mijëra herë në internet pasi u filmua duke pirë cigare dhe solli reagimin e fortë të qytetarëve indonezianë dhe jo vetëm. Por tashmë pas 7 vitesh ai jo vetëm që e ka lënë zakonin e keq, por cilësohet edhe si kampioni i shkollës pasi ka rënë në peshë nga kilet e tepërta që kishte.
Dy vjet më pas djali i vogël arriti të largohej nga banesa e tij me ndihmën e qeverisë indoneziane, duke siguruar një rehabilitim special. Ai e zëvendësoi varësinë e pirjes së duhanit me ushqim dhe rënie drastike të peshës. Tani është 9 vjeç dhe Aldi ka mundur që të mbajë larg cigaret dhe të humbasë peshën e të shkëlqejë në shkollë.
Më parë Aldi kishte një oreks të shtuar, ku pinte 40 cigare në ditë, konsumonte ushqime yndyrore dhe konsumonte 3 kanoçe me qumësht të kondensuar. Zonja Rizal tha se Aldi godiste kokën në mur nëse nuk i jepje për të ngrënë dhe ishte shumë e vështirë që ta ndaloje atë së ngrëni.
Familja e Aldit vendosi që ta çonte atë tek një nutricien për të nisur një dietë drastike. Vogëlushi peshonte 24 kg kur mbushi 5 vjeç, 5 kile mbi peshën e lejuar për moshën e tij. Specialisti i pediatrisë William Nawawi tha se pirja e duhanit mund të ketë kontribuar në problemet e peshës së Aldit.
“Gjaku nuk ishte në gjendje që të asgjësonte glukozën. Kjo e bënte Aldin që të bëhej gjithnjë e më i madh”, tha mjeku. Por pas 4 vjetësh, pas një diete strikte me fruta dhe perime të freskëta, Aldi humbi peshën trupore dhe tani po përfundon klasën e katërt. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





