
Pak para se të fillojë mbledhja e drejtuesve të partive parlamentare, e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ky i fundit dhe negociatori i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi po zhvillojnë një takim në një prej hoteleve në qendër të Tiranës.
Ndërkohë, kryetatari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur në selinë blu aletatët e opozitës për të marrë një vendim nëse do të jetë pjesë e tryezës së thirrur nga Ilir Meta.
Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama do të mungojë në këtë takim për shkak të një aktiviteti të planifikuar më herët. Rama do të jetë në Korçë në një bashkëbisedim me të rinjtë votues për herë të parë.
Mbledhja e orës i orës 19:00, vjen një ditë pas dështimit të negociatave ku nga Brukseli mbërritën dhe dy eurokomisionerët,
David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Po ashtu, ambsadorët e SHBA, BE dhe OSBE, thuajse gjatë gjithë ditës së sotme kanë intensifikuar takimet me aktorët politikë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të ngërçit politik. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





