Transmetuar më 26-04-2017, 17:01

Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e plasmasit” Lushnje, ku automjeti me targa AA 587 AM, ka goditur motoçikletën tip “Piaxho” me targa AL802.

Për pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i motoçikletës i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, duke mos i rezistuar dot plagëve të marra. Mësohet se viktima është identifikuar si Ersuel Kamxhi, rreth 35 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Vogël”, Lushnje.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Ervis Blliku 27 vjeç. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd