Transmetuar më 26-04-2017, 14:57

Një grua në Mamurras është gjetur e varur në pemë, në rrethana të dyshimta. Ngjarja e rëndë është konstatuar pasditen e djeshme, ku në bahçen e banesës së gruas, është gjetur e varur në një pemë, 45- vjeçarja A.K.

Pasditen e së martës ajo është mënjanuar nga bashkëshorti dhe fëmijët, ku dyshohet se është vetëvarur në pemë.

Nga hetimet e para dyshohet se ajo ka lidhur një litar në pemë dhe më pas është varur. Ajo është gjetur nga familjarët e pajetë, ndërsa në trupin e saj u gjet edhe telefoni celular, të cilin e mbante gjithmonë në xhep.

Pikërisht mos përgjigja në telefon alarmoi familjarët të cilët nisën kërkimet, deri kur u përballën me të, por të pajetë.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur më shumë mbi shkaqet që e shtynë gruan drejt fundit fatal.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Kurbinit për vlerësim lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd