Transmetuar më 26-04-2017, 13:19

Aktorja e filmave për të rritur Katja Krasavice vijon të dërgojë mesazhe me përmbajtje të nxehtë lidhur me futbollistin italian Mario Balotelli.

Pas një bisede në chat me futbollistin të cilin e publikoi dhe më pas e fshiu, 20- vjeçarja gjermane, publikon në Instagram një fotografi ku simulon akt seksual mbi një mbulesë ku shihet Super Mario.

Si diçiturë të fotos ajo shkruan, “Kur Mario Balotelli komenton për mua: ‘Merr një posterin tim në mënyrë që të ëndërrosh sikur je me mua’ dhe një fans më dha vërtetë një poster të tij”.

Krasavice e ka shprehur prej kohësh pëlqimin për futbollistin e kombëtares italiane dhe bën çmos për t’i tërhequr atij vëmendjen. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd