Transmetuar më 26-04-2017, 12:22

Ajo është shumë e bukur, ish-bashkëshortja e një divi dhe protagoniste e një divorci vërtetë të bujshëm. Ai ka një pasuri prej 14 miliard eurosh.

Dhe janë të dashuruar, Amber Heard, ish-bashkëshortja e Johnny Depp dhe Elon Musk, administratori i deleguar i Tesla, një nga 21 njerëzit më të pasur në botë sipas Forbes.

Një foto e postuar nga miliarderi në rrjetet sociale tregon çiftin më të ri teksa duken shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit. Amber dhe Elon janë fotografuar disa herë bashkë gjatë kësaj jave, duke shtuar dyshimet për një lidhje mes tyre.

Aktorja amerikane, 30 vjeçe, për herë të parë është takuar verën e kaluar me miliarderin 45 vjeçar, Musk, për të cilin thotë se e ka ndjekur me “vite”.

“Amber ndihet sikur ka zbritur në ‘Hënë’ në lidhje me shkurorëzimin e saj, por ajo ndjehet edhe më e lumtur se mund të takohet lirisht në publik me Elonin”, ka thënë një burim për “The Mirror”. “Ajo u ka treguar miqve gjatë Krishtlindjeve se sa e ‘pushtuar’ është nga Eloni”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd